Parrocchia Madre Teresa di Calcutta 

   Martinsicuro (TE)

ÇLIRUAR NGA DJALLI

Më quajnë Giancarlo,jam 62 vjeç, jetoj në Grottamare(AP) e jam peshkatar. Nga fëmijëria ime ndieja dukuri të çuditshme,e në mënyrë të veçantë të Martë e të Prente,që më shtienin tmerr e më jepnin rrënqethje të forta në kurriz. Nga frika u strehoja gjithmonë në krahët e mamit. Nuk dija asgjë për origjinën e këtyre dukurive edhe duke u rritur nuk arrija të kuptoja shkakun. Mami im ishte shumë besimtare,shkonte çdo ditë në meshë e luste çdo ditë rruzare,edhe ajo thonte se ndiente këto dukuri e reagonte duke u vendosur në gjunjë e duke lutur rruzaren. Këto luftime shpirtërore ndodhnin çdo natë. Mami ishte edhe kushtuar shumë. S.Rites. U fejova e u martova. Dukurit më ndodhnin përherë por gruja ime nuk më besonte kështu vuaja në heshtje e në vetmi. Fëmija jonë i parë lindi prematur dhe e vënë në inkubatriçe. Profesori na thonte se ishte në gjendje të paqëndrueshëme:shpesh i ndalonte frymarrja dhe e rrahura e zemrës. Kishte një ngjyrë të keqe. Natën gruaja ime ëndërron një grua të bukur që i thonte:"Kurajë, fëmija ytë nuk vdes!" ditën pas takojmë murgeshën e spitalit që na thotë këto fjalë: "Këtë natë Zonja e Bekuar ju ka bërë mrekulli: fëmija është jasht rrezikut!" Dëshironim një fëmijë të dytë,por çdo herë që mbetej shtatëzanë gruaja ime e humbaste fëmijën. Mbas 12 vjetësh gruaja ime ngel përsëri shtatëzanë dhe ëndërro përsëri Zonjën e Bekuar që e siguron për përfundim të mirë të shtatëzanis.Kështu lind fëmija jonë i dytë. Dukurit vazhdonin gjithnjë. Një ditë mami im njohu një frat shumë të mirë për tu lutur e na çon të gjithëve te ai. Gjatë lutjes vë në dukje atë që na shkaktonte këto dukuri. Lutet fort mbi ne shumë herë por nuk ia del në krye të na çlirojë. Frati atëherë na çon te një tjetër prift. Ky na mëson për tu lutur,e të kthehemi te Zoti nëpërmjet Ritit Fetar dhe për të pasur besim në Jezu Krisht e në Zonjën e Bekuar për çlirimin përfundimtar. Kur u ktheja nga deti në fund të javës shkoja çdo ditë në meshë,edhe dy herë në ditë,shkoja nga mami im e lusnim rruzare me një grup personash. Ky prift u luste për mua dhe më ço edhe në shenjtore të "san Vicinio" për një lutje me qafore relike të shenjtë. Porsa më vuri këtë qafore rrëzohem në tokë e kështu manifestohet përsëri drejtpërdrejt prania e të folurit të kundërshtarit. Por edhe këtë ditë nuk ndodh çlirimi përfundimtar. Shkoj në peligrinazh me një grup të fortë lutje në Mediugorie.Në fillim të Rrugës Crucis mbi Krizevac më paralizohen këmbët e as edhe me dy vëllezërit që më ndihmonin nuk ia dilja në krye të tërhiqesha zvarrë.Shumë shtegtar ngjiteshin këmbëzbathur.Unë pata një shtytje të brendshëme e bëj në të njëjtën mënyrë. Me të hequr këpucët,sapo prek tokën me këmbë qeshë tërësisht çliruar e u mundova të ecja aq mirë që më ngjante sikur fluturoja. Por nuk kishte mbaruar këtu. Të prenten agjërojmë e lutemi për tre orë të shoqëruar nga frati Jozo në kishëzën e vogël të tij personale ky mbante SS.Sakramentet përherë të ekspozuara. Qe një betej e fortë,por edhe këtu nuk qeshë çliruar. Por dëgjoj si një zë të brendshëm që më thonte që çlirimi im do të ndodhte në vendlindjen time dhe me 
grupin tim të lutjes. Kur kisha krizë kundërshtari më thonte:"E do shumë Jezu Krishtin?"PO!" i përgjigjem, "Atëhere duhet të vuash si Jezu KrishtirKështu më hedh për tokë më vendoste duar e këmbë në formë kryqi e më bënte të ndiej dhimbje të Jezus i kryqëzuar. Një të shtunë (ishte maj i 1989),mbasi kisha përgatitur mirë lutjen e çlirimit,u lusnim me një grup karizmatik. Ishin edhe dy prifta. Në këtë rast ndodh çlirimi im i madh e përfundimtar,për të cilin lëvdoj e falenderoj përherë Zotërin,Zotin tim e Mbretin tim. Këto janë faktet kryesore të çlirimit tim,por kanë ndodhur shumë ngjarje të tjera para e pas që nuk i kam shkruar. Me forcën e kësaj eksperience i them të gjithëve:vëllezër e motra,Jezusi është i madh e shpirtdhimbsur,mos u lodhni kurrë së lëvduari,e së luturi e për të lutur në familje rruzaren për dashuri të Maris,të cilës i detyrohem për dy fëmijët e mi. Të jemi durues në lutje sepse Kundërshtari është gjithmonë në pritë. Edhe se jemi të goditur nga prova të ndryshme mos u demoralizoni,por kërkoni vendstrehim te Zotëria Jezus dhe te Mëma e Tij hyjnore. Jam i kënaqur se ndonjë vëlla o motër të kishte nevojë për ndihmën time me mund me bë atë që kam mundësi për atë. 
Besim,Besim vëllai i juaj Giancarlo