Parrocchia Madre Teresa di Calcutta 

   Martinsicuro (TE)

                                                               DESHMIMI I MILES 
Më quajnë Mila, vij nga Loreto.Kam ardhur sepse i kam një borxh don Marcos përpara me komunitetin e tij sepse janë lutur për familjen time e për Irene. Kam ardhur sidomos për arsye se kam një borxh të madh në ballafaqim me Zotin, një borxh shumë të madh te Ai që e kemi të gjithë për faktin që Zoti ka dhënë Djalin e Tij për ne; unë e kam akoma më të madh se ju me Zotin. Mbas përvojës që kemi patur me familjen time këtë vit ia dal në krye edhe e kuptoj me të vërtetë pamatësin e dashuris së Zotit që ka dhënë BIRIN e TIJ për ne,sepse në janar të këtij viti kemi rrezikuar për të humbur Irene,lindur pak muaj më parë Irene në dhjetor të vitit të shkuar(2006) është sëmurë ishte dy muajshe,dukej sikur kishte marrë thjeshtë një virus. Kemi shkuar në spitalin Salesi,në Ancona,ku diagnostikojnë një "bronkiolit" që në dimër është i shpeshtë.Përkundrazi Irene,mbas një dite e cila patë qenë e shtruar në pediatri,përfundoj në reanimacion e me gjithë dozën e rëndë të kortizonit e të antibiotikut që i kane dhënë. Kur Irene hyri në reanimacion,thënë që në reanimacion nuk mund të qëndronim as edhe ne prindërit,gjëja e parë që kam bërë kur nuk e kisha më ndër duar pati qenë kjo marr telefonin e filloi të çoj SMS (mesazhe) shokëve të grupit të lutjes të Përtëritjes e kushërijve për të kërkuar ndihmë me lutje. Mbas dy ditësh Irene u keqësua e mjekët vetë nuk dinin më tepër çfarë të tregonin,parashikimi ishte i rezervuar. Të themi që zhvillimi i këtij bronkioliti pati qenë i papritur e Irena shkonte përpara me frymëmarrjen. Ndërsa fëmijët e tjerë që ishin të shtruar në reanimacion si ajo vinin të përulur. Irene ishte e përhershëme e nuk u përmisonte. Dija që kur një lutej për dikë dëshiron të dije si shkon përfundimi,pjesa më e madhe e mesazhëve të mia ishin:"Të Rëndë,të përhershëm,mos përulni shikimin,"E Rëndë, e përhershëme vazhdoni të luteni". Dua të them që pati qenë shumë e fortë,sepse zgjati një muaj plot,muaj në të cilin Zoti na vuri në provë,na ka mbajtur të pezulluar për një kohë të gjatë. Mbas shumë vite udhë,është e vërtetë që kur Zoti të vë në provë sidoqoftë prova ta jep mbi masë. Mendoja unë :"Tani lutemi,Zoti na dëgjon",.Tjera here mendoja:"0 Zot mendoja se kisha një besim të pjekur,një zemër të hapur".Mendoja edhe."Zoti sigurisht na kërkon një gjë të madhe,jetën e Irenes". Meqenëse ka qenë shumë e dëshiruar,kisha dy binjak por dëshiroja shumë një vajzë,dëshiroja një vajzë e mendoja që Zoti pati dëgjuar lutjet e mia e më ngjau e çuditëshme që tani e dëshironte mbrapa. I kërkoja Zotit që të më bënte të kuptoja,mendoja pikërisht se e dëshironte mbrapa,mendoja se më vë në provë në këtë mënyrë. Zoti na pati qenë përherë afër me Fjalë. Fjalë që vijnë në lutje ai që lutej për ne,këto fjalë na kanë shoqëruar në këtë muaj e na kanë dhënë forcë. E kjo ka qenë një tjetër mrekulli e vogël në përkrahjen tonë.Për mua ky muaj ka qenë një muaj dashamirësie. Unë do ta kujtoj në jetën time si një muaj i cili Zoti ka ardhur e ka banuar në shtëpin time,në familjen time.Unë e burri im për herë të parë jemi lutur bashkë, çdo mëngjes në meshë, dy herë në rruzare. Kisha lutur shumë Zotin për arsye që ai të lutej së bashku me mua dhe tani kishte ardhur. Zoti ka dëshirë të dëgjoj,Zoti ka dëgjuar lutjet tona sidomos kur jeta e Irenes ishte me të vërtetë e pezulluar. Ai deri në fillim na kishte dhënë fjalë shprese e vazhdonte të na jepte fjalë shprese. Zoti ka shpërblyer lutjet tona e lutjet e të gjithëve.Unë nuk e di cili ishte projekti fillestar i Zotit,di vetëm që Ai na ka dëgjuar,na ka dëgjuar shumë. U lusnin me ne të paktën njëqind persona. Mesazhet që i shkonin miqëve të mi ishin rreth pesëdhjetë në ditë,por e dija që më vonë u përhapnin e kështu që përveç don Marco lutej edhe komuniteti i tij (që i falenderoj!),përveç murgeshave mësues shoqëria luteshin edhe fëmijët e tyre.Unë i thërrisja Ushtri Lutëse që luftojnë me mua betejën e mirë për arsye se kur unë nuk arrija të lutesha për shkak se ndoshta isha në dëshpërim e dija që ishte dikush tjetër që i lutej Zotit për mua e kjo për mua 
ishte e rëndësishme,mos përulni shikimin,e kjo ka qenë një ndër mrekullit. Mrekullia më e madhe ka qenë lutja me burrin tim, për arsye se kjo situatë ka përforcuar me të vërtetë Ritin Fetar në martesën tonë.Unë këshilloj të gjithë çiftet e martuara:gjeni kohën për lutje,për tu lutur së bashku. Zoti na ka shoqëruar me Fjalën e Tij e me praninë e Tij në jetën tonë,në këtë muaj janar ditë për ditë na ka shoqëruar e tani unë nuk mund të bëj gjë tjetër veçse ta falenderoj për familjen time.... e sikurse i kemi premtuar për ti shpallur lëvdimin e Tij, për mrekullinë e Tij sepse na ka lënë Irenen. 
Mila