Parrocchia Madre Teresa di Calcutta 

   Martinsicuro (TE)

Emri im eshte Marco Scartozzi,jam 32 vjec,dhe jam shofer kamjoni.Njohja me Don Marco-n dhe me mbledhjet e tij te lutjeve ndodhi pak vite me pare,kur motra ime u semur nga semundja e tumorit (kancer).Ndonjeri mund te kujtohet per Manuelen,duke qene se jane lutur shume per te.Jam i sigurte se fale mbrojtjes se saje nga lart dhe fale dores se Zotit sot mund te tregoj dy ndodhi qe kane shenjosur jeten time ne keto vitet e fundit. Ne korrik te 2008-es, ndërsa isha në punë dhe po siguroja me litarë ngarkesën mbi kamion,një nga këto litarë u keput papritmas duke me goditur me gjithe forcen në syrin e majtë .Mbërrita në spitalin e Macerata(IT) mjeket nuk arriten dot te diagnostikonin dëmin e bere sepse syri ishte plot me gjak dhe i fryrë dhe për këtë arsye me shtruan në spital.Një ditë pas aksidentit unë nuk mund të shikoja asgjë me atë sy . Nderkohe unë , familja ime dhe shumë të tjerë u luten që unë mos kisha pasoja ne sy. Pas rithithjes e permiresimit te ematomes dhe pas nje shikimi të lehtë të syrit , mjekët vlerësuan se nuk ka pasur asnjë dëmtim të përhershëm dhe se nuk ka pasur as shkëputje retinale ; doktori ishte i habitur se si nuk u dëmtua pavarësisht goditjes se fortë qe mori.Ai vetë me tha : "Sipas meje,Marco,lart ne Qiell ke dike qe te mbron.Ndizi nje qiri Madones sepse kesaj radhe shpetove per mbrekulli !!" Ne keto raste, ne fakt, me shpjegoi doktori :Sado qe mund te te shkoje mire, retina merr lendime dhe është shume e lehtë për të humbur shikimin " Ndersa unë tani shoh, tani shikoj si me parë dhe e vetmja pasojë e aksidentit është se me qan pak syri. E diel 28 mars, 2010, ne diten e mbledhjes per lutjen mbajtur nga Don Marco ne Villa Rose (IT), pesova një aksident të rëndë me motor. Dola për të shkuar per te vizituar gjyshen time në varrezat e Monteprandone dhe pastaj do të shkoja në San Benedetto del Tronto tek motra ime, por gjate rrugës,dola jashte karrexhates (rruges). Bera nje futurim prej disa metrash poshtë një rrëpire. Per fat të mirë kaloi një grua që thirri ndihmën e shpejte.Ne spitalin e San Benedetto, pasi bene të gjitha testet, ata gjetën një lëndim në kokë dhe ia plasje e thyerje të rruazes D7 dhe D8.qQëndrova ne regjim shtrati për 69 ditë, pas të cilave fillova rehabilitimin.lshte e vështirë, por falë Zotit dhe engjëllit tim personal mbrojtës, edhe këtë herë incidenti nuk me la pasoja.... Doktoret me thane se në qoftë se vetëm një fragment i kockave do me kishte dëmtuar palcen kurrizore do të ishta paralizuar. Përsëri, ndihma nga qielli duket qartë. Dhe kjo jo vetëm mua, por edhe për të tjerët: Komandanti i Policise rrugore, në fakt, pas analizave qe bene në vendin e rrëzimit u tha prindërve të mi që unë shkova në fluturim midis nje lisi dhe nje hekur bari ne një rrugë te vjetër dhe shtoi: "... edhe në qoftë se ai do te kishte bere matjet,nuk do kishte mundur të kalonte atje !!". Dhe kjo është ende një mister: ndodhi sikur unë nuk kisha fluturuar midis lisit dhe shufres se hekurt, por sikur dikush te me kishte marrë dhe te me vendoste në tokë me delikatese, në fakt rrobat e mia nuk kishte as edhe një gërvishtje as njollat e tokës ose njolla bari. Unë jam i vetëdijshëm qe kam marrë dy mrekulli të mëdha, dhe per kete falënderoj dhe kam besim gjithnjë në Zot dhe tek Manuela. Pastaj falënderoj Don Marco, i cili me lutjet e tij dhe ato të komunitetit të tij, prezanton gjithmonë te Plotfuqishmit lutjet tona.Edhe njehere tjeter, LAVDI PER TY ZOTI JEZUS !                                                                                                                                                                 MARCO SCARTOZZI