Parrocchia Madre Teresa di Calcutta 

   Martinsicuro (TE)

SHËRUAR NGA DIABETI

Më quajnë Fausto, jam 49 vjeç, jam vendas nga Colonnella në provincën Teramo e jam punëtor nga mosha shtatëmbëdhjetë vjeç.
Në 1990 e në vazhdim nga kontrollet e bëra për një operacion të vogël kirurgjik, më qe zbuluar diabeti. Më diktojnë mjekimin me tableta sepse refuzoj të bëj gjilpëra të insulinës. Për të mbajtur nën kujdes përqindjen e sheqerit në gjak duhej  për të bërë edhe një dietë të fortë. Për mua ishte e fortë për ta çuar përpara sepse bëja punë krahu dhe kisha përherë uri.
Por kur e kontrolloja me stick sheqerin përqindja  rezultonte  përherë e më e lartë edhe mjekët nuk dinin më çfarë të bënin.
Kur vjen momenti për rinovim të patentës  akordohem edhe që shikoj shumë keq. Vendos të shkoj te një okulist privat  që më diagnostikon edhe retinopatin. Ajo kishte arritur i dyti nga katër nivelet, pra jam duke u bërë i verbër!
Në mars 2005, i acaruar nga kura të padobishëme, jam kthyer te prifti nga kisha ime sepse kisha dijeni që bënte shpesh lutje për ti kërkuar Zotit shërimin e të sëmurëve. Doja edhe unë ti kërkoja një dashamirësi Jezu Krishtit për sëmundjen time. Prifti mbasi pati bërë ndërhyrjen për mua bashkë me persona të tjerë, më thërret e lutet mbi mua mbas meshës.
Ditën  mbas, kontrolloj glicemin me stick, vlera e rezultatit gjithnjë në normë! Vazhdoja të merrja ilaçet. Profesori, duke marrë parasysh ekzaminimet fluorangiostico të 2004 ripohon retinopati të rënduar, më dërgo në Klinikën Universitare të Chietit për verifikime të mëtejshëme.
Me të pasur rezultatin e ekzaminimëve të Chietit profesori rrin i habitur, dhe pasi pati xhiruar e xhiruar përsëri shumë herë fotografit e ekzaminimit fluorangiografico, tha që në 40 vjet shërbim nuk i kishte ndodhur kurrë të shikoj që të bëjë progres përkundrazi zhdukjen e një retinopatie, sepse ajo vetë është një sëmundje që përparon gjithnjë, edhe nën mjekim. Okulisti thërret: “Këtu është dora e Padre Pio!” Dhe unë i përgjigjem: “Jo, këtu është dora e Zotit!” Retinopatia (sëmundje në cipën e syrit) ishte zhdukur! Atëherë ndërpres të marr edhe ilaçet. Nga atëhere nuk kam patur më shqetësim me diabetin edhe tani jetoj, punoj e haj e me një shëndet të përsosur.
Lëvdoj  Zotin Jezu që më ka shëruar, e që shëron sot si atëhere. Alleluia!