Parrocchia Madre Teresa di Calcutta 

   Martinsicuro (TE)

KA “ÇIST” QË I REZISTON  JEZUS ?

Me  quajnë  Vanessa, jamë 28 vjeçe, punoj fisioterapiste dhe jetoj në Martinsicuro. Nga mosha pesëmbëdhjetë vjeçe vuaj nga çiste në vezore. Kam kuruar gjithmonë çistit, e ilaçet më jepnin efekt anësor në nivelin hormonal. Mjekimet ishin mjaft të rënda nga ana fizike dhe më jepin edhe probleme të tjera; diagnoza ishte që kisha vezore dembele nganjëherë  më vinte cikli mestrual  nganjëherë jo e kjo ishte pasoj e shkakut të çistit.

Tani jam 28 vjeçe. Kam berë mjekime gjatë vitëve të kaluara! Të fillosh 15 vjeçe për të trajtuar këto gjëra nuk është shumë e këndshme, e mbi të gjtha të përdorësh pilulën. Në prill  duhet të bëja një  tjetër ekografi sepse kisha prapë mungesë hormonale që e ndjeja në gjendjen trupore dhe në pamjen e jashtëme.

 Ekografia  tregonte se në vezoren e djathtë kisha një çist 0,34mm X 0,35mm në vezoren e majtë kisha një strukturë të përzier, të formuar  nga çisti e microçisti. Tanimë vura shpirtin në paqe sepse dija që duhet të rifilloja të gjitha kurat o me pilulë ose me hormone.

Gjinekollogu që më kishte në kura vdiq, më duhej edhe të ndërroja doktorin… isha lodhur nga kjo gjëndje kështu lutem duke thënë: “O Zot e di që çisti kurohet lehtë, nuk është sëmundje e rëndë,nuk vdes nga çiste por nuk dua të kurohem më, nuk dua të marr ilaçe, e di që ti mundë gjithçka pra vë duart e tua!”

Kjo ndodhi në prill të 2011 kam marrë sakramentin me vaj të bekuar për të sëmurë, duhet të kisha  përsëritur ekografin në qershor nuk e kam bërë se kisha  ushtrimet  shpirtërorë, bëra ekografin  të  ejten e kaluar (3 ditë para dëshmimit)  çistet që kisha  nuk janë më, vezoria e djathtë është  normale,vezoria e majtë nuk ka asnjë çist dhe është krejtësisht pjellore, vezët e mia që ishin  dembele kanë  prodhuar  këtë muaj e kanë bërë punën e tyre!

E di që është një gjë e lehtë, e parëndësishme, por është një dhuratë e vogël që më ka bërë  Jezu sepse e di që për Zotin asgjë s’është e pamundur.

Ai na bën shumë dhurata sepse na do shumë dhe na ndihmo në gjërat më të vogla, duke filluat nga çiste të thjeshta, është gjë që Zoti  dëshiron ta bëj me gjithë zemër.

Tani e di që edhe se problemi i jonë është një gjë e vogël, një gjë që ne mund ta bëjmë vetë o me ilaçe o me çdo zgjidhje tjetër njerëzore.

Ai është si do që të jetë dëshiron të na ndihmojë, nuk do të na lërë vetëm në luftim, e të vuajmë nën efektin e ilaçëve, o të doktorave që shpeshë janë medoemos mosbesues.

Jam e bindur që  si Zoti më ka bërë këtë dhuratë mua, mundet  t’ia  bëjë çdo njeriu  sepse na do shumë,  shumë, shumë, mirë!