Parrocchia Madre Teresa di Calcutta 

   Martinsicuro (TE)

TANI UNË ECI PA SHKOP

Më quajnë Maria Luisa jam 50 vjeçe: në vitin 2002 kam filluar të vuaj nga discopatie multiple lombosacrali (sëmundje në vertebrat e shtyllës kurrizore në pjesën e kërbishtit) e duke u keqësuar vit mbas viti derisa bie disa herë në ditë. Edhe se isha shtruar disa herë në spital, dhe kisha bërë mjekime dhe fisio- terapi keqësohesha gjithnjë. Për herë të fundit pata qenë shtruar në spitalin e Giulianovës nga 26/01/07 në 06/02/07. Shqyrtimet e bërë herën e fundit ripohonin diagnozën e sëmundjes, që ishte pa mundësi shërimi. Tashmë isha dorëzuar: Kisha një vështërsi të madhe në ecje që më bënte të bia gjithnjë ishte rënie e papritur e këmbës së djathtë. Me të dalë nga spitali vendosa të blej një patericë që e mbështjella me një letër jeshil vezulluese për ti dhënë, në pamjen e jashtme gjallëri si për fëmijët e mi dhe për mua, edhe se në zemër e dija se më priste karroca e invaliditetit. Marco miku im më thirr në dhjetor të 2006 për të marrë pjesë në një takim, lutje për shërim mbajtur nga don Marco te Pallati i Sportit në Martinsicuro: duke më thënë se “Atje bëhen lutje për shërim ... provojmë mund të jeshë e shëruar edhe ti nga Zoti”. Unë u përgjigja: “Informohu e shkojmë”,duke i thënë kështu pikërisht për ta kënaqur se u shikonte që vuante shumë duke më parë në atë gjendje. Nga ana ime nuk ishte mungesa e besimit te Jezu e në mrekullit e tij që në çastet e jetës time i kam prekur ,i kam parë ,dhe i kam jetuar:pa ndihmën e Zotit përkrah  meje në gjendjen time shëndetësore e familjare nuk mundesha t’ia dilja në krye që të rrisja tre fëmij.Më vinte turp ti kërkoja një dashamirësi tjetër Jezus një bamirësi të madhe. Më kishte ndodhur të shikoja sytë e Jezus e i kërkoja të më shëronte, por njëkohësishtë i kërkoja falje duke i thënë: “Më fal,e di që janë shumë persona e sidomos fëmijë që nuk kanë ecur kurrë; të kërkojë vetëm,se mundesh,të më lehtësosh pak dhimbjet”. Kjo ishte kërkesa ime e në muajt e fundit u kthyen gjithnjë e më shpesh, dhimbjet ishin më të forta e antidolorifici (ilaç kundër dhimbjes) nuk jepnin më efekt.Kërkesa ime ishte përherë plotësuar: dhimbjet u pakësuan për pak kohë e ia dilja të pushoja mirë. E përherë i thoja: “Faleminderit Jezu”. E djelë, 15 prill 2007, e shoqëruar nga vajza ime, e i fejuari i saj bashkë me Markon shkojmë në takim lutjesh. Unë isha në makinë me Markon të cilit i thashë “Mund të imagjinosh që Jezu më jep shikim në syrin tjetër­­­­­? Kushedi çfarë provon të shikosh me dy sy!”.  Por edhe në këtë rast i them shpejt. “Më fal Jezu po bëj shaka”. Mbërritur te pallati i sportit ndjeva diçka të madhe, një gëzim të fortë, të papërshkrueshëm. Povova një gëzim të madh kur shikova një turmë të madhe që këndonin e lëvdonin Zotin Jezu, gjithçka për mua ishte krejtësisht e re dhe e bukur. Mbasi kam marrë sakramentin me vaj të bekuar pata qenë e detyruar për të ikur sepse nuk kisha më forcë. Shpresoja në një tjetër takim të ardhshëm, që ndodhi me 21 prill  te kisha Madre Teresa di Calcutta në Martinsicuro. Në atë rast më ndodhi një gjë e mrekullueshme: Don Marco, mbas katër orë në lutje, duke shtrirë duart më tha: “Ngrihu dhe ecë!”e unë i përgjigjem “Je duke bërë shaka! Unë kam nevojë për një o dy persona për të më ngritur në këmbë!”. Duke mbështetur duart e mia mbi të atij e duke më thënë: “Prek me majën e gishtave të dorës majën e gishtave të këmbëve!”. Gjë që arrita të bëja pa asnjë vështërsi. Atëherë kuptova që mundesha të ecja më të vërtetë duke filluar në fillim në mënyrë të lëkundshme gjatë gjithë kishës, pastaj me siguri, duke qesh, e duke qarë nga gëzimi, e duke falenderuar Jezun e Madonen, e Nënë Teresen dhe të gjithë personat që ishin lutur për mua, e më në fund duke vrapuar e thërritur: “Alleluia, alleluia!”. Me të ndaluar mbi librin e leximit të meshës për të lexuar Salmon e ditës, il Salmo 29: “Të lavdëroj, o Zot, sepse më ke shëruar!...”. Falenderova edhe Don Marcon, e me të dalë filloj të vrapoj te parku përballë kishës. Që atëhere kanë kaluar tre vjet e nuk e kamë rimarrë më patericën. Ajo gjëndet në lokalin e kishës Madre Teresa në Martinsicuro e dukshme për të gjithë, për të kujtuar, e për të falenderuar mrekullinë që më dhuroj Zoti. Faleminderit Jezu!